Topalli vizitë dyditore në Maqedoni

Pas zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, drejt Shkupit është nisur për një vizitë dyditore kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Gjatë qëndrimit atje, Topalli pritet të takohet me kryetarët e partive politike shqiptare, si me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi, teksa do të ketë edhe një darkë punime me zv/kryeministren për Eurointegrime, Teuta Arifi.
Gjatë ditës së dytë, Topalli do të ketë takime me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski dhe më pas do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve të Parlamentit. Më pas agjenda do të vazhdojë me takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski, dhe presidentin Gjorgje Ivanov. /Start/
2012-04-03 09:08