Topalli: Ruçi urdhëroi vrasjet e 2 prillit

Topalli dje në Shkodër
Kryetarja e Kuvendit në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së 4 të rinjve.
Rama bën ciu-ciu për të përndjekurit si Nexhmije Hoxha
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, nga qyteti i Shkodrës akuzoi dje kryetarin e Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, si urdhëruesin e vrasjes së katër të rinjve në 2 prill të vitit 1991. Kryeparlamentarja Topalli mori pjesë dje në ceremoninë përkujtimore të katër të rinjve Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, duke i quajtur ata dëshmorë të demokracisë. Nënkryetarja e Partisë Demokratikë kërkoi dje nga Partia Socialiste dhe krerët e saj që të kërkojnë ndjesë për krimet e kryera gjatë regjimit komunist. Topalli ka ironizuar dhe mesazhet në Tëiter të kryesocialistit Rama dhe editorialet e tij të publikuara në media. Është një moment në të cilin ne duhet të reflektojmë, aq më tepër kur mendon se qoftë edhe dje në një hartim të tij, ai që bën çdo ditë ciu-ciu në Tëitter-in e tij, fliste për të përndjekurit, tamam siç fliste Nexhmije Hoxha 10 ditë më parë. Kjo të bën të mendosh se ata sa herë që bëjnë Re:Fressh kthehen 20 vite përpara. Gramoz Ruçi thotë se nuk jam Gramoz Ruçi, ministri i Brendshëm që urdhëroi ekzekutimin e këtyre katër të rinjve 21 vite më parë. Edvin Rama thotë se nuk jam djali i Kristaq Ramës, i cili firmosi për varjen e poetit Avzi Nela, Fehmi Abdiu thotë se nuk jam ai që firmosi me dorën e tij ekzekutimin e Avzi Nelës dhe kështu me radhë të gjithë, deklaroi Topalli. Kryetarja e Kuvendit deklaroi se këto ngjarje duhet të shërbejnë si momente reflektimi, pasi janë data të cilat kanë bërë kthesa të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë 21-vjetor, tha Kryetarja e Kuvendit, edhe në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, kjo datë është pa dyshim data që ka shënuar kthesë të rëndësishme në historinë tonë, për pluralizmin dhe demokracinë që ne sot jetojmë.
Ruçi: Skam lidhje me 2 prillin
Gjatë një replike në Kuvend me Jozefina Topallin, kryetari i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me historinë e vrasjes së 4 të rinjve shkodranë. Zonjë, mos luaj as me fatkeqësinë e 4 fëmijëve të Shkodrës, që nuk kanë asnjë lidhje me personin tim. Ose më mirë mund të them që kanë lidhje aq sa mund të kem me shefin tënd, Sali Berishën, në atë kohë. Ska ndodhur asgjë e tillë kur unë kam qenë në detyrë, kështu që mos spekuloni me çështjen, ka deklaruar Ruçi në Parlament.Të përndjekurit antikomunistë |
Shoqata e Antikomunistëve dhe ish-të përndjekurve politikë ka reaguar dje ndaj deklaratave të kryesocialistit Rama për ndihmën që do ti japë PS kësaj shtrese me ardhjen në pushtet. Në një komunikatë për mediat thuhet se: Partia e Enver Hoxhës ka reflektuar; së pari duhet të kërkojë falje, së dyti të lirojë shtëpitë e grabitura ish-pronarëve në 45-n, së treti të tregojnë ku i kanë varrosur mijëra shqiptarët që siu gjenden eshtrat, së katërti nëse vërtet kërkon të kontribuojë në skemën e dëmshpërblimit të të dënuarve pa faj nga Kristaqi me shokë.