Haradinaj: Tragjediagoditi edhe Kosovën
PRISHTINE- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një mesazhi i ka përcjellë ngushëllimet e tij kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe të gjithë kombit, me rastin e tragjedisë së djeshme në aksin rrugor Rrëshen - Fushë Arrëz, ku pas rrokullisjes në humnerë të një autobusi humbën jetën 14 persona.
Në një njoftim për shtyp AAK thuhet se Haradinaj ndan dhimbjen me familjet e të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi, me Qeverinë shqiptare dhe të gjithë të pikëlluarit tjerë, kurse personave të lënduar iu uron shërim sa më të shpejtë pas aksidentit.
“Tragjedia e djeshme goditi familjet e atyre që humbën jetën në aksident, Shqipërinë, por edhe Kosovën dhe të gjithë neve, andaj në këto momente ndajmë dhembjen me qeverinë shqiptare dhe mbarë kombin, me lutjen që kjo të jetë tragjedia e fundit për ne”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
(m.a/BalkanWeb)