E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Qeveria ndihmë familjeve të viktimave

"Qeveria shqiptare do t'i ofrojë të gjitha ndihmat e nevojshme familjeve të viktimave të aksidentit rrugor në Fushë Arrëz. Solidariteti i qeverisë nuk do ndalet deri këtu", tha sot Meta pasi vizitoi të plagosurit.

Gjatë prononcimit të tij, Meta vlerësoi solidaritetin e gjithë shqiptarëve në lidhje me këtë ngjarje si dhe punën e mirë të mjekëve të cilët po i japin ndihmën mjekësore të plagosurve.

"Shpresojmë që gjendja e të plagosurve të vijë duke u përmirësuar, ndërsa jam i bindur që kjo ngjarje e rëndë me përkrahjen dhe solidaritetin që po tregon i gjithë opinioni, do të kalojë dhe do të gjendet mënyra për t’i ndihmuar të gjitha familjet ", nënvizoi Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›