E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Strukturat shëndetësore në gatishmëri

Deklarata është bërë nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili ishte i pranishëm sot në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ka vizituar të plagosurit e aksidentit të djeshëm. Kreu i shëndetësisë ka theksuar se strukturat e shëndetësisë janë në gatishmëri për të përballuar situata të tilla.

"Aktualisht kemi një mekanizëm të stabilizuar për përballimin e situatave të krijuara në shëndetësimi në rastet e Emergjencave Civile”, u shpreh Vasili. Sipas Vasilit, e rëndësishme në këto raste traumash, është të fitohet kohë.

"Nëse nuk do të të ishim mobilizuar në kohë, do të ishte e vështirë të shpëtohej jeta e të plagosurve të tjerë". Në spitalin ushtarak të Tiranës, deri në mbrëmjen e së shtunës, kanë ardhur 13 të plagosur , prej të cilëve humbën jetën rrugës për në spital dy pasagjerë, ndërsa drejtuesi i autobuzit humbi jetën pas mbërritjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›