Topalli:Bllokimi i 6 gushtit për të bllokuar statusin

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka analizuar punën e legjislativit gjatë sesionit të kaluar. Në një konferencë për shtyp Topalli ka bërë një pasqyrë të plotë të veprimtarisë së Kuvendit gjatë sesionit të shkuar, duke e cilësuar atë të suksesshëm dhe me një bilanc shumë pozitiv. Ajo ka theksuar se janë 131 akte të miratuara, duke u ndaluar në miratimin e reformës zgjedhore, si shumë të rëndësishëm për vendin.
Topalli ka shprehur keqardhje për bllokimin që i beri opozita nismës së maxhorancës për heqjen e imunitetit, duke përsërituar angazhimin e plotë të shumicës për heqjen e tij si një nga kushtet themelore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
"Mbyllja e sesionit u bë përmes një bllokimi për të votuar një draft të shkruar nga opozita, ky ishte një mesazh i keq që I drejtohej ndërkombëtarëve dhe të gjtihë shqiptarëve në luftën kundër korrupsionit. Ky ishte një mesazh që nuk i takon asnjë deputeti ta marrë përsipër por sigurisht për ne ka rëndëisi kapitale heqja e imuniteti dhe jo rrugët e heqjes së tij prandaj ne jemi të vendosur që të ndjekim të gjitha rrugët për heqjen e imuniteti. Bllokimi i 6 gushtit donte të bllokonte statusin” shtoi Topalli.
Gjithashtu kryeparlamentarja Topalli njoftoi se në datën 3 do të nisë sesioni i ri parlamentar
vijon..