Topalli:Do dyfishojmë aparatet e mamografisë

"Beteja kundër kancerit është një betejë që mund të fitohet. Është një betejë që ne nuk ja detyrojmë vetëm vetes, ja detyrojmë fëmijëve tanë, ja detyrojmë të gjithë atyre që na duan fort. Ne do ta fitojmë këtë betejë", tha sot Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në seancën e veçantë parlamentare dedikuar sensibilizimit për luftën ndaj kancerit të gjirit. Po ashtu Topalli ka bërë të ditur se do të dyfishohet numri i aparateve të mamografisë dhe mamografia dhe pap-testi në spitale do të jenë falas, ashtu siç premtoi Kryeministri Berisha në programin e Qeverisë.
Kjo sencaë u mbajtë me iniciativë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Motoja e saj ishte "Kanceri i gjirit mund të parandalohet! Kontrolli na shpëton jetën!" Në seancën e organizuar për ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj sëmundjes së tumorit të gjirit, kanë marrë pjesë mjekë të disiplinave të ndryshme, intelektualë, emra të njohur të botës së artit, kulturës, shkencës etj.