Topi- Al-Herbish: Shqipëria ofron kushte për investime
Gjatë takimit, Topi vuri në dukje rolin e madh dhe ndihmesën e jashtëzakonshme të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të OPEC-ut dhënë Shqipërisë gjatë viteve të vështira të tranzicionit nëpërmjet realizimit të shumë projekteve në infrastrukturë, në sektorin e kujdesit shëndetësor, etj.
Gjithashtu Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria pas hyrjes në NATO, ofron kushte dhe mundësi optimal për të tërhequr investime nga grupe dhe sipërmarrje të fuqishme nga jashtë në fusha të ndryshme si turizmi, agro-biznesi, infrastruktura, shëndetësia, energjitikë, etj.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar të OPEC-ut, zoti Suleiman J. Al-Herbish, theksoi se misioni i Fondit të tij është që t’u vijë në ndihmë dhe të investojë në të gjithë ato vende, që kanë nevojë dhe e meritojnë këtë ndihmesë duke nënvizuar faktin se Shqipëria renditet e para në listën e këtyre njëqind e njëzet vendeve.
Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të OPEC-ut shprehu gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij personal në vazhdimësinë e bashkëpunimit të frutshëm me vendin tonë duke realizuar projekte në funksion të rritjes ekonomike dhe begatisë së Shqipërisë siç janë në veçanti ndërtimi dhe funksionimi i përsosur i spitaleve në Durrës dhe vitin që vjen, edhe atij në Kavajë.