E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët në Kamëz në grevë urie

Pas protestave të njëpasnjëshme, 15 studentë të këtij universiteti kanë nisur grevën e urisë, duke kërkuar që Ministria të tërhiqet mbrapsht në vendimet e saj.

“Ne kemi tre javë që i kemi dërguar një kërkesë ministrisë dhe fakultetit, por nuk na është dërguar asnjë përgjigje lidhur me to, prandaj jemi të vendosur të nisim grevën e urisë”, thanë studentët për mediat. Ndërkohë, policia ka ndaluar hyrjen e studentëve në fakultet, ku duan të nisin dhe grevën.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›