Policia: PS desinformon publikun për vrasjen e Xhindit
“Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit po vazhdon hetimet me itensitet të lartë duke analizuar me kujdes të gjitha informacionet e marra për këtë çeshtje së bashku me prokurorinë për krimet e rënda dhe po zbaton të gjitha detyrat e deleguara nga ana e prokurorëve. Policia nuk i është shmanguar asnjëherë përgjegjësive të saj duke zbatuar me korrektësi detyrimet që i ngarkohen asaj nga Ligji “Për Policinë e Shtetit”, tha zëdhënësja Laura Totraku.
Ajo i kërkoi Partisë Socialiste që të gjithë informacionin e saj të vërë në dispozicion të Prokurorisë Për Krimet e Rënda, si autoriteti përgjegjës që drejton dhe heton këtë çeshtje. “Deklarata të tilla dizinformuese dhe abuzive kanë për qëllim pengimin e punës së bërë nga grupi hetimor dhe të shkaktojnë vonesa në zbardhjen e së vërtetës”, vijoi më tej zëdhënësja.