Pastrimi i parave, 180 raste brenda një viti
Drejtori i DPPPP-së, Arben Doçi, në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare tha se, rastet e depozituara në organin e akuzës për evazion fiskal apo pastrim parash, janë në rritje. Ndërsa në vitin 2007 numëroheshin vetëm 7 raste të tilla, në vitin 2008 ato u rritën në 72, ndërsa deri në fund të muajit tetor 2009, arrijnë mbi 180 raste të përcjella në Prokurori.
DPPPP në zbatim të ligjit për "Për parandalimin e pastrimit të parave" ka aplikuar masa administrative për subjektet që nuk zbatojnë detyrimet ligjore. "Shuma totale e gjobave të dhëna për vitin 2008 është 23 milion e 600 mijë lekë, ndërsa për 10 muajt e parë të këtij viti, arriti mbi 42 milionë lekë", tha Doçi.
Ai tha se në muajin maj, 2009, DPPPP arriti të bllokojë shumën prej 2.5 milionë euro të fituara nga veprimtaria kriminale e trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit nga ana e një grupi të strukturuar kriminal, ndaj të cilit ka filluar procedimi penal. Prioritet i punës së kësaj strukture në 2 vitet e fundit janë rritja e kapaciteteve profesionale të Njësisë së Inteligjencës Financiare Shqiptare dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet DPPPP-së dhe agjencive të zbatimit të ligjit.