E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plan i ri për transportin në Tiranë

Projekti përfshin rrugën e "Durrësit", të "Kavajës", rrugën "Mine Peza", bulevardin "Zhan D’Ark", "Bajram Curri" dhe disa akse problematike të këtyre rrugëve.

Specialistët e Drejtorisë së Transporteve pranë Bashkisë thonë se projekti përfshin një sërë elementësh të domosdoshëm si rikonceptim i seksioneve të rrugëve, rikonceptim i  kryqëzimeve, vendosje trafik-ndarës, sistemim i lëvizjes së këmbësorëve duke ulur trotuaret në të gjitha nivelet e rrugëve, vendosjet e kangjellave dhe barrierave për të mundësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe sigurinë e tyre, sinjale të ndriçueshme për kalimet e këmbësorëve, sistemeve elektronike të sinjalistikës me përparësi shërbimet bus dhe biçikletave.

Të gjithë elementët janë pjesë e planit të ri të qarkullimit të automjeteve, që pritet të  lehtësojë lëvizshmërinë kryesisht për këmbësorët, me autobusë dhe biçikleta. Si risi të projektit, specialistët e Bashkisë vlerësojnë se për herë të parë në Tiranë do të vendosen elementë të sigurisë me sinjale të veçanta për të verbërit për t'ju lehtësuar lëvizjen, që në kushtet aktuale është e pamundur.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›