Topi- Wolfarth per zgjedhjet kreu i shtetit Data nuk ndryshon

Askush nuk duhet te kete iluzione per shtyrjen e mundshme te zgjedhjeve lokale. Eshte ky qendrimi i Presidentit Bamir Topi i artikuluar ne nje takim me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Eugen Volfart. Kreu i shtetit theksoi qëndrimin e tij të palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore, të dekretuara sipas afateve kushtetuese më 8 maj 2011 duke u bërë thirrje partive politike që t’i vlerësojnë ato me seriozitet maksimal.
Ne qendrimin zyrtar te presidences thuhet se Ambasadori Volfarth ndau të njëjtin mendim me kreun e shtetit shqiptar lidhur me përgatitjen dhe zhvillimin sipas afateve kushtetuese dhe ligjore të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart nënvizoi domosdoshmërinë që faktorët politikë shqiptarë të përgatisin së bashku zgjedhjet vendore për të mos humbur më kohë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë frytet e standardeve demokratike.
Alsat Azhornuar së fundi ( e hënë , 14 shkurt 2011 )