Manoi GO, roboti që kërcen Hip-Hop
Këmbët e Manoi GO mund të jenë mekanike megjithatë kjo nuk e pengon aspak të kryejë lëvizje elegante. Përmes përdredhjes së trupit nën ritmin e këngës hip hop të Kingrasshoppers 'If you got to do it, you got to do it' ose 'Jarunara, jaraneba' GO shpalos kërcimin e tij robotik. Go është në lëvizje, nga koka tek këmbët, duke u bërë kështu roboti më i zhdërvjelltë që ka ekzistuar deri më sot. I veshur me një palë xhinse të gjera të grisura vende vende e një bluzë sportive ngjyrë të kuqe ko robot i vockël me gjatësi vetëm 34-centimetra i ka bërë menjëherë për vete adhuruesit e robotikës.
Me një çmim prej 1,700 dollarë nuk mund të thuhet se ai kushton pak. Krijuesit e GO thonë se ai është një version i përditësuar i robotit Manoi i cili është hedhur prej kohësh në treg. "Ne përdorëm një model roboti të cilin e kemi hedhur tashmë në treg në mënyrë që ta kishim më të lehtë të ngjallnim interesin e blerësve. Ideja jonë ishte konstatimi i reagimit të blerësve ndaj një versioni më profesional të këtij roboti" tha Masajuki Okamoto, administratori i Manoi.
Krijuesit e këtij roboti bënë çmos që t’i mësonin atij lëvizjet e duhura të kërcimit. "Ne nisëm t’i mësonim kërcimin brejk-dens. Morëm mësime nga kërcimtar profesionist me famë botërore. Ndërsa për rrotullimin e kokës u këshilluam me rekordmenin e lëvizjes së kokës emri i të cilit është i shënuar në Librin e Rekordeve Gines" tha Okamoto.
Megjithatë lëvizjet e tij energjike kanë një kosto jo të vogël. Okatamoto dhe ekipi i tij duhet të riparojnë vazhdimisht pjesët e prishura të robotit pas dëmtimeve që pësojnë gjatë kërcimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)