E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ardian Fullani: Në 2011, rritja ekonomike 5.4%

27-04-2011 / Gazeta 55

Ekonomia shqiptare po vazhdon të ecë me rritje rritje edhe gjatë 3 muajve të parë të vitit 2011. Guvernatori i BSH, Fullani në konferencë për shtyp ka deklaruar sot se ekonomia për vitin 2011, shënoi një rritje me 5.4 %.
Këtë deklaratë Fullani e bëri pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, të Bankës së Shqipërisë, i cili miratoi raportin e 3 mujorit të politikës monetare për vitin 2011. Në këtë mbledhje BSH vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interesit, duke e lënë atë në 5.5%. Fullani deklaroi sot se performanca e ekonomisë është pozitive dhe se rezulton me rritje. Sipas tij rritja ekonomike nga kërkesa e brendshme, ndonëse ecuria e konsumit mbetet e ngadaltë.
Fullani tha se presionet inflacioniste janë nën kontroll. Ndërsa shtoi se eksportet përmirësuan deficitet.
“Aktiviteti ekonomik ka tendencë përmirësuese. Por objektivi ynë mbetet zvogëlimi i borxhit publik. Rritja ekonomike 5.4% në 3 muajt e parë 2011. Kontribut pozitiv në këtë drejtim kanë dhënë investimet private në 2011 si dhe shkëmbimet tregtare në rritje”, tha Fullani. Sipas tij inflacioni gjatë muajit mars shënoi 4.3%, si pasojë e rritjes së çmimeve.
Ndërsa duke ju referuar tregut bankr, Fullani tha se në këtë periudhë, zhvillimet në kredi paraqiten të ngadalta, ndonëse ka shenja pozitive për gjallërimin e kredisë. “Banka e Shqipërisë mbështet iniciativën e bankave për rritjen e kreditimit”.,tha Fullani. Ndërsa tha se zhvlerësimi i lekut në masën 1% paraqitet brenda parametrave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›