Topi: Administrata del me dhunë në mitingje
Nga Korça ku prezantoi 12 kandidatët për deputetë të FRD-së, kreu i saj, Bamir Topi, akuzoi dje kryeministrin Berisha se po shfrytëzon administratën shtetërore për të mbushur sheshet e mitingjeve ndërsa ironizoi replikat e dy liderve politikë të bëra në distancë për miratimin e 3 ligjeve. “Kam detyrimin të denoncoj faktin që njerëzit e administratës po çohen me dhunë në mitingje. Ata janë njerëz të karrierës, të profesionit dhe dijeve që i japin stabilitet shtetit dhe administratës dhe atëherë kur politika nuk ka stabilitet. Partia në pushtet dhe disa parti satelite të saj, bëjnë ç’është e mundur që të bëjnë makiazhin e rradhës, duke shpenzuar pa fund. Kjo politike është përgjegjëse që sot Shqipëria ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat. Duke ngacmuar njëri-tjetrin, ata po arrijnë në seancën jashtë rradhe në Kuvend për të miratuar tre ligjet”, - tha Topi.
(a.k/GSH/BalkanWeb)
(a.k/GSH/BalkanWeb)