LSI, Kryemadhi në Lezhë: Ju jap besen se do zgjidh problemet tuaja, 23-vjecare
LEZHE- Monika Kryemadhi prezantoi sot në Lezhë kandidatët e LSI për deputetë në qarkun e Lezhës. Kryesuese e listës së LSI-së në Qarkun Lezhë, Kryemadhi theksoi se sot LSI do të lidhë besëlidhjen me banorët e këtij qarku me një premtim të madh, punësimin dhe zgjidhjen e problemeve që kanë shqetësuar banorët në 23 vjet demokraci.
“Jam shumë e privilegjuar që kam nderin sot që të prezantoj para jush ekipin fitues të LSI. Jam këtu që të realizojmë besëlidhjen mes jush kurbinasve dhe mirditorëve. Kjo besëlidhje duhet nga ky shesh entuziast për të kthyer besimin e humbur tek politika shqiptare. Të kthejmë besimin tek atë që bëri politika, të ritkthejmë në mëndjen e të gjithëve atë që bëri Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Këtë do bëjmë dhe ne sot pikërisht, duke më besuar mua dhe ekipin e LSI, ne do shkojmë drejt Europës, atë rrugë që e kemi nisur rreth 600 vjet më parë. Ne do bëjmë realitet që e ardhmja të mos jetë emigracioni por puna juaj. Se e ardhmja duhet investuar kudo në cdo segment të Lezhës. Në këto ditë që kam qëndruar këtu, kam kuptuar se në cdo derë që kam trokitur se ju jeni njerëz të besës dhe unë ju jap besën këtu se do zgjidh problemet që nuk janë zgjidhur në këto 23 vjet”.
META
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha se vendi po përballet me një krizë të rëndë ekonomike. Ndaj, tha ai, në këto kushte qytetarët nuk kanë nevojë për premtime, por për një lider që është me këmbë në tokë, që iu përgjigjet sfidave që kalon vendi.
'Rinia është aseti më i vyer', tha Meta, ajo është shpresa dhe energjia jonë për një të ardhme më të mirë.' Ndaj- vijoi ai,- ne angazhohemi përmes programit tonë për t'i dhënë jetë dhe energji të rinjve, për të patur një rini aktive'.
"Zotohemi se me votën tuaj dhe të shqiptarëve më 24 qershor do të punojmë për të vënë shqiptarët në punë, sepse shqiptarët e duan punën. Duke punuar do të arrijmë të ndërtojmë një ekonomi të qendrueshme e konkuruese kombëtare", tha Meta