Zyrtare, Rafael Benitez trajner i Napolit
ROME-Ajo që përflitej ka ndodhur, trajneri Rafael Benitez do të drejtojë Napolin për sezonin e ardhshëm. Presidenti De Laurentis i Napolit ka rënë dakord me trajnerin spanjoll, teksa do të zëvendësojë kështu Maxarrin, kur ky i fundit ka kaluar tek Interi. Benitez do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon dhe ka si synim minimal pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Benitez ka drejtuar ekipe si Valencia, Liverpul, Çelsi dhe Inter, duke fituar Ligë Kampionesh (Liverpul) dhe së fundmi Ligën e Europës me Çelsin.
(d.b/e.ilnica/BalkanWeb)
(d.b/e.ilnica/BalkanWeb)