Xhani De Biazi, mes prurjeve të reja dhe "gardës së vjetër"
Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, tani do të ketë punën e tij më të vështirë. Nëse deri tani puna e tij është për t'u përshëndetur, jo vetëm për rezultatet e arritura, por edhe për numrin e madh të prurjeve të reja që ka sjellë në kombëtare, plot 24, nga sot dhe deri në përfundim të ndeshjes së 7 qershorit kundër Norvegjisë ai do të jetë në "shënjestër" jo vetëm të medias, por edhe të vetë lojtarëve protagonistë kuqezinj. Kjo, për shkak të numrit të lojtarëve që nuk mund të përfshihen për këtë ndeshje, por qoftë edhe ata që do të përfshihen, teksa ditën e ndeshjes duan debutimin apo të jenë titullarë. Duket se Xhani De Biazi do të jetë mes dy "zjarresh", mes prurjeve të reja që ka bërë kohët e fundit dhe mes futbollistëve aktualë, ose e thënë ndryshe, "gardës së vjetër".
TE PAKENAQURIT
Në fakt, të pakënaqurit e parë e kanë ngritur zërin. Kështu, Kristi Vangjeli ka deklaruar pak ditë më parë: "Çfarë duhet të bëj që të rikthehem në kombëtare?" Sipas atyre që po diskutohet brenda stafit të kombëtares, jashtë mund të mbeten edhe Hyka apo Bakaj, të cilët indirekt kanë lëshuar "thumbat" e tyre. Një tjetër i pakënaqur duket se është edhe Edmond Kapllani, i cili shënoi 11 gola këtë sezon me ekipin e tij në Gjermani, por sërish nuk preferohet. Por për këtë De Biazi e ka dhënë një përgjigje: "Kapllanin nuk e gjeta pjesë të ekipit kombëtar, pastaj u dëmtua, dhe së fundmi ka konkurrencë të madhe në sulm." Kujtojmë që edhe Dallku "kërcënoi" me largim nga ekipi kombëtar, por shpejt u rigrumbullua. Pra, janë një kasë futbollistësh që mund të "shpërthejnë".
PRURJET E REJA
Siç dihet, për ndeshjen e radhës me Norvegjinë, De Biazi ka bërë deri tani 6 ftesa të reja, që më parë nuk ishin grumbulluar me ekipin kombëtar. Azdren Llullaku, Jurgen Gjasula, Amir Abrashi, Vullnet Basha, Ilir Berisha dhe Ergys Kaçe janë thirrur për herë të parë për të qenë pjesë e Kombëtares së parë. Një pjesë e mirë e këtyre lojtarëve kanë refuzuar edhe ftesat e kombëtareve të vendeve ku luajnë dhe jetojnë, për t'i shërbyer Shqipërisë. Natyrisht, duke qenë një ndeshje e rëndësishme, të gjithë presin edhe debutimin. Por lind pyetja: Nëse për arsye të ndryshme ndonjëri apo disa prej këtij grupi nuk luajnë, a do të ketë qejfmbetje? Duke parë temperamentin e shqiptarit, sigurisht që po. Por nëse sheh moshën e tyre, nuk duhet të ketë, pasi do të kenë shanse të tjera me siguri. Kujtojmë që është një grup me moshë mesatare 23 vjeç, ku vetëm njëri është 27.
"VETERANET"
Për të ndihmuar në punën që po bën De Biazi, ka mbështetjen e gjerë, të cilët kanë punuar si kurrë më parë, qoftë me talentet jashtë për t'i bindur të vishen kuqezi, por qoftë edhe me pjesën tjetër, që trajneri i kombëtares të gjithë i ka në vëmendje. Një meritë të padiskutueshme ka luajtur Alban Bushi, një menaxher perfekt, teksa ka ditur si të ruajë ekuilibrat. Por një punë të mirë kanë bërë edhe "veteranët", si Bogdani, Cana apo Dallku, të cilët kanë mbështetur dhe i kanë mirëpritur ardhjet e reja, madje duke u dhënë zemër për të dhënë më të mirën për ekipin kombëtar.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)