E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koço Kokëdhima: Unë vlerë e shtuar në PS. Nano e tradhtoi PS, Rama është maturuar

TIRANË- I ftuar në emisionin 360 Gradë të gazetarit Artur Zheji, me temë "Koço Kokëdhima rikthimi i bujshëm”, kandidati për deputet i PS-së në Qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima sqaron arsyet e futjes së tij në politikë. 

Kokëdhima duke falënderuar socialistët që e përfshinë në lista, theksoi se në politikë nuk ka hyrë për tu bërë i famshëm, por për të shërbyer teksa u shpreh i bindur se e pret një karrierë e spikatur 

Të ftuar në emisionin 360º, analisti Henri Çili dhe Mustafa Nano.

Artur Zheji: Pse vendosët të futeni në politikë?
Koço Kokëdhima: Dëshiroj mirëkuptimin tuaj se para se të përgjigjem të bëj personin që është kandidat për deputet, në një moment që është i nxehtë si zgjedhjet. Dëshiroj nga kjo studio të falënderoj gjithë anëtarët e të majtës që e kanë mikpritur përfshirjen time në PS dhe e kanë shprehur përmes shumë takteve që kam me ta. Falenderoj kryesinë e PS-së dhe kryetarin e saj për besimin që më ngarkuan. I garantoj gjithë të majtët që besnikërisht do të mbart vlerat se spikatura të së majtës shqiptare. I garantoj votuesit e zonave që përfaqësoj në 4 vitet e ardhshme qytetaret e Sarandës dhe bregdetasit e Himarës, që pavarësisht nga natyra e debateve ku mund të përfshihem në të gjitha qëndrimet dhe vlerësimet e mija do mbaj në konsideratë interesat votuesve të mi. Kjo ishte pjesa parë. Për t’iu kthyer pyetjes, do të ritheksoj edhe njëherë zoti Zheji se në karrierat nuk predikohen. Kush e mendon se një hap në karrierë është produkt i ndodhje plani të mirë, vendimi të mençur apo plani konspirativ është jashtë realitetit, se nuk funksionon kështu.

Artur Zheji: Futja juaj në politikë ndodh për herë të parë....
Koço Kokëdhima: Unë jam në politikë për të bërë politikë, nuk kam ardhur për arsye tjetër. Ka shumë modele ne Shqipëri, por të paktën në Shqipëri ka edhe shumë raste të tjera ku politika është tokë e lakmuar për të bërë emër dhe pasuri. Kam hyrë në politikë për të shërbyer jo për tu bërë i famshëm. Kam hyrë për të shpalosur kulturën time të shërbimit , karakteristikë e botës së sipërmarrësve. Kam ardhur për të bërë politike, dhe jam i sigurtë që do bëj një karrierë të spikatur sepse kështu është natyra e sipërmarrësve. 

Mustafa Nano: Mendoj se Koco ka pasur gjithmonë dëshirë të komandojë
Koço Kokëdhima: Unë mendoj se ne jetojmë në një vend shumë të komplikuar e shumë të vështirë dhe ky realitet që ne kemi në shkallë vendi është shumë imponues në gjithë mjediset e ngushta dhe për fatet personale të njerëzve dhe më gjerë. Unë jam gati në një pikë me Henri Cilin se politika në raport me sipërmarrjen është shumë borxhlie me sipërmarrjen. Sipërmarrësit dhe puna në Shqipëri nuk gëzojnë respektin që duhet të kenë, kjo është evidente. Qeveria është jashtë funksioneve të veta, po të kemi parasysh sipërmarrjen dhe marrëdhëniet me ndërmarrjet shqiptare.
Artur Zheji: z Rama ka deklaruar se e ka ftuar Koco Kokëdhimën si vlerë të shtuar në skuadrën e PS. Pyetja ime është, cila është vlera juaj e shtuar në PS?
Koço Kokëdhima: Unë mendoj se cdo individ ka përvojën e vet, personalitetin e vet, dijet e veta se kur është një person që ka dije dhe qëllimet e skuadrës i vë prioritet të skuadrë. Kjo është jashtëzakonisht e madhe. Vlerat e shtuara janë vlerat e personit tim dhe punës sime.

Artur Zheji: Pse vlerat tuaja nuk i shtohet PS jashtë Kuvendit por duhet të futeni në Kuvend?
Koço Kokëdhima: Cdo individ në organizatë mbart vlerë të shtuar në atë organizatë që mbart dhe përvoja ime është një vlerë e shtuar në PS.

Mustafa Nano: Koco loz me pasionin për të shërbyer, pasioni për të komanduar e quan pasion për të shërbyer
Koço Kokëdhima: Marrdhënia ime me PS dhe Ramën trajtohet në këtë zhurmë e propagandë me qëllime të caktuara politike kryesisht me qëllimin për të bërë vurnerabël autoritetin e kreut të PS dhe kjo është e pavërtetë. Unë nuk i kam të fshehta qëndrimet e mia dhe politikat e mia janë të hapura. Sigurisht me Ramën kam pasur afërsi të madhemë të madhe se me Nanon, spsee kam qenë i atashuar në pozitat e së majtës në mënyrë konstant dhe kjo është e pandryshueshme. Kam qenë nga pozitat e idealeve të së majtës. Fatosi i ka tradhtuar interesat e së majtës por marrdhënia ime me kryetarin e PS ka qenë dhe është shumë e natyrshme. Unë kam këshilluar dhe në cilin rast sikudo është e pastër me cdo lloj gjëje, ka raste kur Rama e ka pranuar një këshillë timen ka raste kur e ka kundërshtuar. Për të zvogëluar rolin dhe performancën e Ramës dhe sinqeriteti nuk është konspirativ, është i shpallur mbi vlera të hapura. Rama është maturuar dhe është maturuar si lider dhe gjithë kjo propagandë që i bëhet nuk e cënon autoritetin e tij dhe gjithë pushtetueshmërinë e tij për të majtën. 

Mustafa Nano: Në anën tjetër është një parti familjeje dhe miqsh... 
Koço Kokëdhima: Të thuash se parti miqsh e familjesh nuk ke nga ta kapësh. Nuk jam familje me Ramën. Karrierën time zotëri nuk mund të kushtëzosh me asgjë tjetër, ju bëni lidhje të habitshme me gjëra të tjera. Karriera ime nuk ka arsye as morale dhe asgjë tjetër që të gjykohet nga ana juaj. Të gjykosh karrierën time se ti percepton një dicka tjetër nga krahu tjetër edhe pa lidhje.

Mustafa Nano: Unë nuk të pëlqej si botues, je model i keq, ndërsa si njeri të vlerësoj...

Herri Çili: Çfarë gjëje do të arrish si deputet, kur nuk e arrin si botues? Do jesh më biznesmen apo vetëm politikan?
Koço Kokëdhima: Do të ristrukturoj të gjithë biznesin tim, se një pjesë e gjerë e tij është në papajtueshmëri me rolin e deputetit. Këtë pjesë të biznesit jam detyruar ta shes.

Henri Çili: Pse kjo sakrificë?
Koço Kokëdhima: Biznesi nuk do jetë më prioritet, pasi kam vendosur të bëj politikanin.

Henri Çili: Ku e gjeni koherencën karrierë-politik?
Koço Kokëdhima: Do ndërpres këtë karrierë për të nisur një kapitull të ri.

Henri Çili: Do pushosh së qeni biznesmen?
Koço Kokëdhima: Sigurisht që nuk do jetë më prioritet imi.

Artur Zheji: Platforma e Rilindjes, instrumenti fiskal shumë i debatuar, kali i betejës së Berishës taksa e sheshtë, dhe taksa proporcionale kali i betejës së Ramës. UNë kam mbajtur shënim deklaratën tuaj...Sipas jush taksa e sheshtë e aplikuar nga Berisha është taksë e ndershme, se Rama quan të ndershme vetëm taksën progresive.
Koço Kokëdhima: Unë po lexoj programin e PS edhe në këtë studio. Sa i përket kësaj, duhet të jetë e qartë për të gjithë, sa i takon kompanive të mesme dhe të mëdha, jo biznesi i vogël, taksimi i sheshtë nuk preket, përkundrazi duke qenë se ju e keni dëgjuar se në disa raste PS ka ndërmend zvogëlojë TVSH, në këtë kuptim taksimi i sheshtë zgjerohet. Nuk kemi të bëjmë me taksim progresiv për kompanitë. Taksimi i ndershëm ka të bëjë me tatimin mbi fitimin.

Artur Zheji: Rama thotë qoftë mbi të ardhurat personale qoftë mbi kompanitë. Kush ka të drejtë, Koço Kokëdhima apo Edi Rama?
Koço Kokëdhima: Në të gjitha atë prezantim që bëtë, zoti Rama tregon fiks që taksa progresive është mbi të ardhurat personale, dhe ato nuk përbëhen vetëm nga rrogat por dhe shpërndarja e devidentëve, dhe nuk ka lidhje me kompanitë.

Artur Zheji: Domethënë mua më takon të paguaj më shumë....
Koço Kokëdhima: Kompanitë kanë modelin sipas taksës së sheshtë. ndërsa individët përfitojnë paga ose devidentë, këto individë i nënshtrohen taksimit.

Zheji: Unë nuk bëj partizanin e taksës progresive por është populiste del jashtë biznesit mendoj
Cili: ka një lëvizje në cështjen ne boshtit të Ramës dhe e ka thënë se do prek vetëm cështjen e së ardhurave personale. Mund të konsiderohet kjo influencë për grupet tuaja?
Jo fare, aspak. Unë e lexova programin e PS dhe e lexova pikërisht 3 ditë para se të shkoja tek Fevziu dhe iu përgjigja se çfarë gjeta në program.

Zheji:Rama kur shpërtheu me taksën progresive pati dhe një kurbë rënie. Tani si gazetar, kjo zbutje mbi radikalizmin e taksës progresive është dhe ndikimi juaj?
Jo aspak. Duhet të jemi realistë për një gjë, Shqipëria është në një marrëdhënie katastrofike në gjithë aspektet. Në sistemin e raportit me ndërmarrjet, normale do ishte që qeveria të konsiderohej komanda e mirë e ndërrmarjeve kryesisht private. Po të kemi parasysh politikat që zbaton kjo qeveria do kuptojmë sesa larg këtij koncepti është. Kush do e zgjidhë cështjen e punësimit e mirëqënies. Aftësia e sipërmarrjes së kompanive që do të bënin aftësi konkurruese rajonale dhe më gjerë.

Qeveria e Berishës e ka cuar në kolaps vendin, por problem nuk është kolaboratorizmi, por Shqipëria që nuk ka një plan të qartë dhe të besueshëm se cfarë do bëjnë shqiptarët për tu integruar. PS e ka shumë të qartë dhe ne kemi hyrë në këto sfida me program të qartë

Cili: PS nuk e ka fare të qartë
Kokëdhima: Ti më thua për sektorë prioritarë. Ja të të shpjegoj një, bujqësia dhe ushqimi. Marrim situatën që ka sot një situatë të rëndë dhe nuk guxon sot ti vejë emrin kësaj situate. Ne marrim gjakun e sakrificave të emigrantëve dhe cfarë bëjmë? Importojmë drithëra kur kemi një tokë me ujëra dhe kulturë. Ne do zhdukim dhe gjuhën shqipe se kushton më shtrenjtë?
Kjo është paaftësia e kësaj qeverie.
Sa i përket bujqësisë është komplekse fillon nga një marrëveshje që duhet të ketë Shqipëria me BE. Një strategji me BE. A do ketë vend Shqipëria në tregjet europiane? Bujqësia duhet të negociohet dhe të ketë strategji. BE mbi këtë parim është ndërtuar

Artur Zheji: Polemikat pas kandidimit tuaj , cili është komenti juaj....
Koço Kokëdhima: Unë nuk përgjigjem për fatazitë e sëmura të njerëzve. Mero baze ka bërë një gënjeshtër shumë banale me shpjegimin që ka bërë, unë nuk i kam shkruar Meros, por në sajtin e gazetës “Tema” kam quar si replikë në shkrimin e tij, i kam quar replikën time që nuk e kanë botuar, dhe pasi nuk e kanë botuar replikën time që e qova për publikim. Replikën e kam publikuar në gazetë. E kam quar një replikë në gazetë për publikim tek shkrimi që ka bërë për mua, ku kishte 60 komente për mua. Dhe timin nuk e botoi. Nuk është fjala për kërcënim. I kam thënë Ened Janinës pse nuk e boton shkrimin tim. Gjithë historia tjetër është komunikim mes tij dhe Janinës dhe e ka publikuar si kërcënim. Unë përgjigjem për veprimet e mija dhe për përgjegjësitë e mija. Po qe se Muçi ka problem për një veprim timin, apo qëndrim timin jam dakord të mbaj përgjegjësi.

Mustafa Nano: Për ty ka, qenë...
Koço Kokëdhima: Të kam thënë nuk ke asgjë konkrete për mua, këtej me thua i bën nder Parlamentit këtej me thua pse shkon.

Mustafa Nano: I bën nder se unë e njoh Parlamentin dhe ti je më i mirë se 90 % e tyre.
Koço Kokëdhima: Unë kam jetën time dhe nuk hyj në ato skema, që thua ti. Si duket kjo është figura ime në imagjinatën tënde. Nëse kam dicka të paligjshme, atëherë përgjigjem.

Mustafa Nano: Problemi tjetër është se ti Koço ke qenë një personazh, ti hyn tek personat përgjegjës për gjithë këtë sistem.
Koço Kokëdhima: Nuk kam asnjë përgjegjësi, ti po...sepse e para nuk kam pasur asnjë ditë te vetme ndonjë pushtetet apo pozicion vendimmarrës për asnjë cështje. Unë kam bërë politikë me kapitelet me mia.

Mustafa Nano: Ke kompromentuar pushtetin e medias...
Koço Kokëdhima: Sa komprometon ti websajtin tënd e bej dhe unë. Unë jam me të drejtën time, i qeveris kapitelet e mija sipas bindjeve te mia. Në të gjitha këto si është e mundur se ty Mustafa nuk të bën përshtypje, dhe nuk është hera e parë që ta them se kryeministri del dhe bën shpifje gjithë ditën dhe gjithë natën.

Mustafa Nano: Unë jam solidarizuar me ty...
Koço Kokëdhima: Jo zotëri ti nuk je solidarizuar me mua, unë kam vuajtur një dhunë të dhunshme 8 vjecare për qëndrimet e mia opozitare. Ti duhet ta dish se Tirana nuk është aq e madhe dhe mos me bëj insinuata të tilla se unë nuk kam qenë në shtëpinë e Berishës. Në zyrë kam bërë gabim që kam shkuar, apo bëra gabim që vajta në zyrën e kryeministrit për Vitin e Ri. Shtypi jonë ka pasqyruar të gjithë informacionet me objektivitet. Unë kam luftuar për të vërtetën. Ti ke parë vetëm vetën tënde Muç Nano. Sali Berisha nuk e bëri lustracionin në gjykata për rrethanat që janë të njohura, por e bëri në media dhe ekonomi. Nëse del qeveria me parrulla nuk paguan taksat..., pse ne vullnetin e një sipërmarrësi është të paguajë taksat, Muç Nano?! Jam dakord se e ke sharë Berishën gjithë kohën. Një të vërtetë shumë të thjeshtë që zhvillohet këtu. Del ai e thotë ka marrë tendera. Në vend që të thotë në këtë rast është shkelur ligji. Është krim të investosh në një kompani, jo është veprimtari ligjor, nëse ka shkelje e merr dhe nxjerr masat dhe përgjegjësit. Më masakruan 8 vjet Muç dhe nuk u bërë solidar me ne.

Lajmi vijon....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›