Topi: Ambasadorët duhet të marrin mbështetjen e merituar
Presidenti Topi deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm, ku së shpejti shtetasit e saj do të kenë mundësinë të lëvizin pa viza nëpër vendet e Evropës.
Lidhur me nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve të reja mes Prishtinës dhe Beogradit, Presidenti Topi u shpreh para ambasadorëve se kjo është një domosdoshmëri për integrimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.
Në fund të fjalës së tij, Presidenti i Republikës i kërkoi politikës t’i japë mbështetjen që meritojnë gjithë ambasadorëve të vendit nëpër botë.
"Punonjësit e shërbimit diplomatik duhet të mbështeten pa asnjë lloj paragjykimi. Demokracitë kanë në ritualin e tyre dhe rotacionin, ndërkohë që diplomatët duhet të marrin mbështetje në mënyrë të sinkronizuar", deklaroi Presidenti Bamir Topi.