E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: BE, opsioni më i mirë për bashkimin e shqiptarëve

Bamir Topi

Presidenti Bamir Topi ka marrë pjesë në Konferencën e Liderëve, të mbajtur në Universitetin Ajdën të Stambollit, ku dhe u nderua me titullin Dr. Honoris Causa të Shkencave Politike.

Topi, në ligjëratën me temë: Transformimi i Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në 20 vitet e fundit në drejtim të zhvillimeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fushat arsimore dhe kulturore me Shqipërinë, vuri në dukje problemet dhe arritjet e transformimit demokratik të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit të Evropës Juglindore.

Duke nënvizuar se në gjithë kufijtë e saj tokësorë Shqipëria kufizohet nga qytetarë shqiptarë, pjesë administrative e zyrtare e shteteve të tjera fqinje, Topi u shpreh se kjo përbën një faktor me rëndësi që e kushtëzon zhvillimin e përparimin e Shqipërisë edhe me evoluimin e gjendjes dhe modelit politik e shtetëror ku jetojnë edhe shqiptarët e tjerë, pra me kontekstin rajonal të transformimeve.

Në këtë kuadër Topi tha se zhvillimet pozitive të vendeve të tjera të rajonit janë në interes të kombit shqiptar duke shtuar se besoj se Bashkimi Evropian është opsioni më i mirë për shqiptarët,  që ti sjellë ata së bashku. Në këtë konferencë ishte Kryenegociatori dhe Ministri turk i Bashkimit Evropian, Egemen Baësh./F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›