Balla: Kjo qeveri më e korruptuara, Berisha: Ne e penalizojmë, ju e inkurajoni
Pasditja e sotme e seancës parlamentare ka vazhduar me interpelancën e kërkuar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla për Kryeministrin Berisha lidhur me masat dhe strategjitë e ndërmarra ndaj korrupsionit gjatë qeverisjes së mazhorancës 2008-2013. Balla deklaroi se strategjia antikorrupsion 2008-2013 e hartuar nga qeveria ka mbetur në sirtar, si shumë premtime të tjera, duke theksuar se e vetmja gjë mbeti nga ajo iniciativë ishin dy numra telefoni që nuk funksionuan kurrë. Më tej ai ka ftuar Kryeministrin për ti shpjeguar deputetëve gjendjen e korrupsionit në ven
Balla deklaroi se strategjia antikorrupsion 2008-2013 e hartuar nga qeveria ka mbetur në sirtar, si shumë premtime të tjera.
Jeni i detyruar ti shpjegoni Kuvendit se pse korrupsioni mbetet një ndër problemet kryesore të qeverisë tënde. Sot katër vjet nga tragjedia në Gërdec, askush nuk dyshon që ky krim shtetëror ska për autorësi këtë familje tuaj. Të hënën u shënua një tjetër shpërthim me vendimin e gjykatës . U deshën tre vjet të miratonit startegjinë tuaj me duar të pastra, e cila nuk ka afate dhe asgjë konkrete, e vetmja gjë që mbetet janë dy numra që sfunksionuan asnjëherë. Zoti Kryeministër a caktuat ndonjëherë fonde për qytetarët që denoncuan korrupsionin? Përgjigjia është jo, latë gjithcka në harresë Në 2009 u nxorën raporte që nuk kanë lidhje aspak me strategjinë, duke e renditur Shqipërinë në listën e vendeve më të korruptuara tha Balla.
Reagimi i Berishës
Në kundërpërgjigje të tij Kryeministri Berisha theksoi se korrupsioni mbetet nëna e të gjitha të këqiave dhe si i tillë beteja ndaj tij duhet të jetë e pandalshme. Numri një i qeverisë ka lëshuar akuza ndaj opozitës se kanë qenë inkurajuse të korrupsionit në cdo lëvizje të tyre, sidomos në mosvotimin e ligjit për heqjen e imunitetit. Po kështu ai ka vlerësuar si nismë shumë të rëndësishme edhe privatizimet e ndërmarra nga qeveria, si element frenues në aferat korruptive.
Për konceptin tim dhe të qeverisë time korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave, përbën matriks,lufta nfdaj saj është beteja më jetike. Në këtë kontekst që në programin e parë deri sot kjo qeveri ka mbajtur dhe mban luftën kundër këtij faktori, nuk mund të rrënjoset por mund të luftohet me eficencë të pamohueshme. Faktet dëshmojnë se në Shqipëri 75% e prokurimeve ishin direkte pa tender të hapur, asnjë i dënuar për veprën e korrupsionit ,kjo ishte situata në të cilën erdhëm në pushtet. Për të luftuar korrupsionin ka dy drejtime, reforma gjithpërfshirëse dhe së dyti penalizimin e korrupsionit. Në këtë kontekst pas krijimit të taskforcës të luftës kundër korrupsionit pati rezultate të dukshme.
Së dyti ndonëse kishim pararendje të tillë ne vendosëm parimin që korrupsionin do ta luftonim nga vetja jonë, nga zyrat tona, 100 milionë euro të kursyera vetëm nga administratë. Po kështu u ndaluan prokurimet publike direkte, u vazhduan përpjekjet për reforma, u amendua ligji i prokurorisë, u soll në parlament ligji për heqjen e imuniteteve që mbetet ende i pavotuar nga ju. Nuk ka opozitë në botë që do të mbrojë qeverinë me imunitet ju jeni unikë.
Cilindo variant që të dëshironi kjo shumicë do ta votojë. U kaluia ligji për prokurimet elektronike që e bëri Shqipërinë vendin e parë në botë me prokurime të gjithanshme elektronike. A ju kujtohen ju provimet që jepeshin në stadium, cili nga ju ka dëgjuar që një vajzë apo djalë sot u ul në tavolinë mbi bazën e lekëve apo të një miku? Po certifikatat, që duhet të paguaje 50 lekë për marrjen e saj, po për regjistrimin e bizneseve, apo licensat që ishin një gjobë e tmerrshme mbi shqiptarët. 8 vite në pushtet nuk dhatë një koncension, ne dhamë 320 të tilla në një kohë rekord. Por ka një sëri masash tjera, po a do të luftohej korrupsioni vetëm në reforma? Jo, duhet të ketë dhe penalizime, taksforca e krijuar ka shënuar një kapitull suksesi, është e turpshme për ata që e shkatërruan atë. Por koha është ajo që do të japë përgjigje për luftën kundër korrupsionit, që nga ajo kohë janë të penalizuar 830 zyrtarë, por cili qe kontributi juaj si opozitë? Cfarë bëtë ju gjithë këto vite për luftën kundër korrupsionit, bllokuat me cdo lloj. Privatizimet element thelbësor, nuk është se privati është absolutisht i pa korruptuar, por sektori publik është më i rrezikshmi. Nuk them se nuk ka korrupsion se në momentin që ndodh merr fund lufta fatale deklaroi Berisha./ora-news