E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehet në Shqipëri Aleksandër Peci, komando që u plagos në Afganistan

Aleksandër Peçi

Aleksandër Peçi, komando shqiptar i plagosur rreth një muaj më parë, ka mbërritur sot në Rinas.

Peci ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza pak pas mesditës, pas qëndrimit 3-javor në një spital në Gjermani, ku u mjekua për plagët e marra gjatë sulmit të 20 shkurtit në Afganistan, në të cilin humbi jetën kolegu i tij, Feti Vogli.

Peci u prit nga familjarët, të cilët fillimisht patën marrë lajmin e vdekjes së tij, për shkak të infromacioneve të pasakta të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu ai është pritur në Rinas nga një grup ushtarakësh të FA. Fillimisht Peci do të dërgohet në Spitalin Ushtarak për një kontroll mjekësor, e më pas do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, si dhe me ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave të Armatosura. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›