E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Bashkëpunim ndërpartiak për reformën në drejtësi

Gjatë vizitës së tij në Dibër, Presidenti Bamir Topi është ndalur edhe njëherë në nevojën për një reformë në sistemin e drejtësisë. Presidenti e cilësoi si tejet të rëndësishme pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike në këtë reformë ndërsa vuri në dukje se roli i tij është i një ndërmjetësuesi mes partive. “Rolin kryesor për zhvillimet pozitive që duhet të ndërmarrë kjo reformë e ka Kuvendi”, u shpreh Topi. Por Kryetari i Shtetit bëri të ditur se reforma duhet kryer me vëmendje të vecantë. “Do të ishte gabim i rëndë t’i konsideronim të gjithë gjyqtarët apo prokurorët si të korruptuar”, u shpreh ai. Zoti Topi bëri edhe një herë të ditur qëndrimin e tij pro kufizimit të mandatit të Kryeprokurorit apo funksionarëve të lartë të shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›