E Hënë, 2 Nëntor 2026

Stafa dhe Sterkaj: Votuam Topin për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Deputetët Paulin Stërkaj dhe Bukurosh Stafa, pjesëmarrës në seancën e votimit në Kuvend kur u zgjodh Presidenti i Republikës, u shprehën se votat e tyre për Kreun e Shtetit kanë qenë për të mos çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit socialist Namik Dokle, i cili gjatë një takimi në qytetin e Patosit tha se zgjedhja e Presidentit ishte ktheyr në pazar, zoti Sterkaj tha se “kam votuar për një President, prej të cilit jam shumë i kënaqur, dhe nuk mendoj se deputetët mund të arrijnë të bëjnë pazar për votën e presidentit.”
Stërkaj dhe Stafa, kërkuan nga Namik Dokle që nëse ka akuza konkrete, t’i drejtohet organeve të drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›