E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sollaku”, Madhi: Opozita nuk ka argumenta

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Republikane, Arjan Madhi, u shpreh se deputetët e maxhorancës kanë përgjegjësinë dhe përgjegjëshmërinë të shqyrtojnë raportin e Komisionit hetimor për veprimtarinë e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. “Opozita në këtë rast i hoqi vetes mundësinë për një debat konstruktiv mbi këtë çështje”, tha Madhi. Sipas tij, opozita nuk mund të argumentojë kundërshtitë e provave dhe kjo nuk i kontribuon procesit të votimit. Ligjvënësi Madhi vlerësoi gjithashtu se ky qëndrim politik i opozitës është i gabuar. Kryetari i Grupit Parlamentar të PR-së theksoi se “maxhoranca do të vazhdojë të kryejë përgjegjësitë e saj kushtetuese”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›