E Hënë, 2 Nëntor 2026

E vështirë ta hapësh, e pa mundur ta mbyllësh!

Sfida e ambjentit të biznesit.
E vështirë ta hapesh, e pa mundur ta mbyllësh!

Debati për sfidat që ka vendi, këndvështrimi për prioritetet, përcaktimi i reformave prioritare po bëhen më intesive dhe duhet të jenë publike.

Mund të ketë shumë mënyra për ta vlerësuar ekonominë shqiptare, por ndoshta mënyra më efikase për të identifikuar qartë sfidat dhe për të ndërtuar strategjitë e suksesshme, është të skanojmë ekonominë e vendit tonë në dinamikën e saj nëpërmjet indekseve më të rëndësishme ndërkombëtare.

Ne këtë kontekst, indekset ndërkombëtare të: lirisë ekonomike, perceptimit të korrupsionit, tranzicionit, mirëqeverisjes, lehtësisë për të bërë biznes, hapjes ekonomike, ekonomisë së dijes dhe i performancës në konkurencën globale, përfaqësojnë një set kompleks analizash.

Kur nivelet e tyre janë të ulta në krahasim me vendet e tjera, dhe kur përmirësimi i tyre ecën ngadalë apo qëndron në vend për disa vjet sfidat bëhen akoma më të vështira.

Expertët vlerësojnë se në disa shtete në tranzicion fokusimi tek ulja e taksave përfaqëson mungesë vizioni dhe vullneti për reformat reale nëë vendet e tyre.

Ulja e taksave është një politikë fiskale që ndihmon në nxitjen e biznesit dhe rritjen ekonomike të vendit. Ndërsa përgjysmimi i taksave në kushtet kur ambjenti i funksionimit të shtetit ligjor, kur cilësia e mirë qeverisjes dhe kur mundësitë për të bërë biznes janë të larta, rrezikon të mos jetë efektiv. Efekti përfundimtar i përgjysmimit të taksave pa i shoqëruar me reforma të plota dhe me cilesinë në rritje në administratë dhe modernizim edhe të logjistikës, të jenë veshtirësitë në rritje për menaxhimin e qendrueshmërisë fiskale.

Përmirësimi i ambjentit ekonomik të vendit për të bërë biznes duhet të jetë priroritet, edhe pse reforma është shumë më komplekse se sa thjesht një ligj për përgjysmim të taksës tatim fitimit.

Studimi i Bankës Botërore për vitin 2008 që përfshin 178 vende, e klasifikon Shqipërinë në vendin e 136 në botë, për shkallën e vështirësisë për të bërë bizines. Mbetemi akoma vendi i fundit në rajon për nga lehtësia për të bërë biznes.

Kështu, Shqipëria mbetet pas vendeve të rajonit të cilat përkatësisht renditen në këtë mënyrë: Sllovenia në vendin e 55-të, Maqedonia e 75-ta, Mali i Zi në vendin e 81-të, Serbia e 86-ta, Kroacia e 97-ta, Bosnje Hercegovina e 125-ta.

Për të parë renditjen e Shqipërisë në këtë grafik, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.doingbusiness.org/ExploreEconomies/?economyid=3

Ne tre prej dhjetë elementëve përbërës të këtij indeksi, gjendja është akoma më shqetësuese.

Albania’s ranking in Doing Business 2008

Rank .................................................................Doing Business 2008
Ease of doing Business .................................................... 136
Starting a Business ........................................................ 123
Dealing with Licenses ..................................................... 168
Employing Workers ........................................................109
Registering Property ........................................................ 82
Getting Credit ................................................................. 42
Protecting Investors ......................................................... 48
Paying Taxes ................................................................. 118
Trading Across Borders ..................................................... 70
Enforcing Contracts ......................................................... 74
Closing a Business ........................................................... 178

Nuk bëhet fjalë thjeshtë për shifra statistikore, por elementë të rëndësishëm të zhvillimit të biznesit, që ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Nëqoftëse jemi vendi i 168 në botë për të marrë një licencë do të thotë më pak licenca, më pak oferta mallrash dhe shërbimesh, konkurencë më e vogël dhe korruspion më i madh.

Renditja në vendin e 168 në botë për mbrojtjen e investitorëve të bën hezitues për suksesin e iniciatives “Shqipëria 1 Euro”.

Ndërsa procedurat e tejzgjatura dhe të vështira të mbylljes së një biznesi na rendisin në vendin e fundit në bote, në vendin e 178.

Më shumë vizion, më shumë vullnet, më shumë eficencë dhe më pak militantizëm partiak, për t`i përballuar këto sfida të veshtira. Ekonomia bëhet më globale por edhe më konkuruese.

*Arben Malaj, Ish-ministër i Ekonomisë, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›