E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Benxhamin, vleresim per zgjedhjet e 28 qershorit

Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe hapat qe duhet te hedhe qeveria Shqiperia drejt tij, ishte tema e takimit mes Presidentit Bamir Topi dhe drejtorit te Institutit Demokratik Kombetar Amerikan (NDI), Robert Benxhamin. Gjate bisedes mes dy personaliteteve vemendja eshte perqendruar edhe ne zgjedhjet e 28 qershorit, per te cilat Topi vleresoi kontributin e NDI per monitorimin e procesit dhe ndihmen ne reflektimin e shoqerise civile mbi kete proces. Duke vleresuar kontributin konkret dhe te specializuar qe NDI-ja jep ne fusha te rendesishme per ecurine pozitive dhe zhvillimin e shoqerise shqiptare, kreu i shtetit vleresoi rolin e hartimit dhe zbatimit te disa programeve te NDI-se ne Shqiperi, si ato mbi pjesemarrjen ne politike, monitorimin e procesit zgjedhor dhe se fundi, dhe programin e quajtur "Zhvillimi i lidereve te rinj ne politike dhe rritja e pjesemarrjes se gruas". Nga ana e tij, Benxhamin, pasi e falenderoi Presidentin Topi per pritjen, shprehu vleresimin per rolin e rendesishem moderator si garant i Kushtetutes, si dhe mbeshtetjen e pakursyer te kreut te shtetit shqiptar ndaj nismave dhe projekteve te ndermarra nga Instituti ne vendin tone per demokratizimin e metejshem te institucioneve shqiptare. Ai vuri ne dukje perparimin e jashtezakonshem te arritur nga Shqiperia, sidomos anetaresimin ne NATO dhe reformat ne drejtim te permbushjes se aspiratave integruese evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›