Berisha: Ligji rregulloi marredheniet e qeverise me komunitetet fetare
Ditelindja e 70 e Imzot Rrok Mirdites perkon me kohen kur Parlamenti, permes nje ligji, ka sjelle qendrimin e duhur ne marredheniet mes shtetit dhe besimeve fetare. Kjo ishte deklarata qe beri dje kryeministri Berisha, gjate nje vizite ne mesdite, ne katedralen e Shen Palit ku uroi Arqipeshkvin e Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise, Imzot Rrok Mirditen, me rastin e 70 vjetorit te lindjes se tij. Sipas Berishes, festimi i ketij pervjetori vinte ne nje kohe, kur qeveria permes nje ligji per kthimin e pronave te komuniteteve fetare ne vend, kishte arritur te vendoste marredheniet e duhura mes shtetit dhe besimeve fetare. Gjate vizites se tij, Berisha vleresoi lart kontributin e Imzot Rrok Mirdites ne ringritjen e besimit Katolik ne Shqiperi dhe ne sherbesat e medha qe i ka bere kombit shqiptar dhe Zotit, ne te gjithe jeten e tij. "Shpreh kenaqesine qe kete 70 vjetor ai e kremton me keto rezultate kaq te medha, por edhe me nje marreveshje te shkelqyer te bashkepunimit me qeverine, si dhe me nje ligj te ri te miratuar ne Parlament, per nje qendrim te pershtatshem te shtetit dhe te qeverise ndaj besimeve fetare", deklaroi Berisha. Sipas tij, Imzot Rrok Mirdita, ne rastin e pare te krijimit te mundesise per t'i sherbyer kombit shqiptar brenda vendit, u emerua nga Papa Gjon Pali II, la Dioqezen Katolike Shqiptare te Nju Jorkut dhe erdhi per te ringritur besimin katolik ne Shqiperi. Kryeministri vleresoi se veprat e Imzot Rrok Mirdites jane te shumta, por nje nga veprat e mrekullueshme eshte kjo Katedrale, te cilen e ndertoi me perkushtimin me te madh. Njesoj si Katedralja, eshte e tere infrastruktura shpirterore e ngritur prej tij, ne udheheqje te besimit dhe Klerit katolik shqiptar.
Bojkoti i Kuvendit
OSBE/KE
Bojkoti i Kuvendit
OSBE/KE