E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pas Agollit, takon Pellumbin

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar dje nje takim "koke me koke", nje nder ish-drejtuesit kryesor te selise roze, Servet Pellumbi. Pas fitores se nje mandati te dyte, kreu socialist po ndermerr nje sere takimesh me ish-themelues te selise roze dhe zyrtare te larte te saj. Dy dite me pare, nje takim i tille u zhvillua edhe me shkrimtarin e njohur Dritero Agolli. Ne takimin me Pellumbin mesohet se tematika e bisedimit kishte te bente me rrugen qe do te ndjeke Partia Socialiste, per vitet ne vijim. Gjithashtu, mendohet qe nje pjese e rendesishme e diskutimit te kete qene dhe bojkoti i Parlamentit nga ana e grupit parlamentar socialist. Pervec keshillave te dhena nga Servet Pellumbi per te ardhmen e socialisteve, ky i fundit njihet edhe si perkrahes i kryesocialistit Edi Rama. D.D

Kunder bojkotit te Rames, pozicionohen institucionet nderkombetare

Vendimi i Rames per te bojkotuar Parlamentin nuk gjeti qe ne krye te heres mirekuptimin e nderkombetareve, te cilet u pozicionuan te gjithe kunder vendimit te liderit socialist. Pozicionim qe mori permasa te forta, pas publikimit te raportit te OSBE/ODIHR-it. I cili i cilesoi zgjedhjet nje progres i forte, krahasuar me tere zgjedhjet e zhvilluar deri me tani ne Shqiperi. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Bashkimi Evropian, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes dhe mjaft institucione nderkombetare e perfaqesuesit te tyre, e kane bere te qarte qendrimin e tyre kunder braktisjes se Parlamentit. Nderkohe, edhe diten e djeshme kane qene Lohan dhe Bosh, ata qe jane shprehur kunder bojkotit te socialisteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›