E Diel, 1 Nëntor 2026

"Jashte Kuvendit, deri ne numerimin e kutive"

Sekretari Organizativ ne Partine Socialiste, Blendi Klosi, pershendeti dje strukturat dhe anetaresine e selise roze qe mbylli nje proces zgjedhor dhe falenderoi socialistet, per mbeshtetjen mbi marredhenien e kushtezuar me Parlamentin. "Zgjedhjet e dites se shtune, nuk zgjodhen vetem kryetarin e Partise Socialiste per 4 vitet e ardhshme, por ne te njejten kohe, konfirmuan ne menyre plebishitare qendrimin e socialisteve dhe socialisteve ne mbeshtetje te marredhenies se kushtezuar me Parlamentin, per aq kohe sa nuk zbardhet e verteta e 28 qershorit", u shpreh Klosi gjate nje komunikimi me mediat. Ai perseriti se Partia Socialiste e Shqiperise, eshte me se e vendosur ne marredhenien e saj te kushtezuar me Parlamentin, deri ne momentin qe mazhoranca te siguroje te drejten tone legjitime, per te zbardhur te verteten e 28 qershorit. Sipas tij, edhe pse kane kaluar jave nga parashtrimi i kerkesave te selise roze, kryeministri vazhdon te heshte. "Hetimi qe ne kerkojme per te zbardhur te verteten e 28 qershorit, eshte vendosmeria jone qe zgjedhjet e ardhshme te jene zgjedhje te standardeve te vendeve te NATO-s dhe Bashkimit Evropian, te jene te lira dhe te ndershme, ku ligji te mbizoteroje mbi pushtetin dhe askush te mos guxoje te dale mbi te", theksoi deputeti socialist, Blendi Klosi.

Turi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›