E Diel, 1 Nëntor 2026

Enciklopedia, protestojnë studentët e Tetovës

Përfaqësues të protestuesve thonë se ata duan të shprehin kundërshtimin për “të pavërtetat” që thuhen për shqiptarët në këtë botim.

Protestat e tyre pasojnë takimin e së martës të partnerëve të koalicionit qeverisës: Ali Ahmetit, udhëheqësit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Nikolla Gruevskit. Ky ishte takimi i tyre i parë që nga botimi i Enciklopedisë kontroverse.

Ndërkohë është paralajmëruar se protestat e shqiptarëve do të vazhdojnë të enjten në Shkup. Iniciatorë të kësaj proteste janë partitë shqiptare që nuk përfaqësohen në Parlamentin e Maqedonisë. Kryeministri Gruevski kishte refuzuar të komentonte "Enciklopedinë Maqedonase" të botuar që para dy javëve. Pas takimit të parë me partnerin e tij shqiptar në qeveri, njoftohet se ata i kanë kërkuar Akademisë së Shkencave që të gjejë zgjidhje për çështjet që botimi ka lënë të hapura. 

Botimi i "Enciklopedisë" dy javë më parë më parë ngjalli indinjatë në mesin e shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por dhe në Kosovë e Shqipëri. Reagime për përmbajtjen e tekstit ka patur dhe nga vendet fqinjë, Bullgari e Greqi, por dhe nga ambasadat e Britanisë së madhe dhe asaj të SHBA-së në Shkup. 

Subjektet shqiptare kishin kërkuar që kryeministri të distancohej nga botimi, por në komunikatën e lëshuar pas takimit me kreun e BDI-së flitet vetëm për 'keqardhje' nga fyerjet që ka shkaktuar ai. (bbc/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›