E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashashi per Greqi, kapen 3 adoleshente

Tre adoleshente dyshohet te jene transportuesit e 30 kilogrameve hashash te bllokuara mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, gjate nje operacioni policor te koduar “Gjuetia malore”. Emrat e tyre nuk jane bere te ditur nga policia, pasi te tre jane te moshes 17-vjecare. “Droga u kap ne malin e fshatit Bularat, te komunes Dropulli i Siperm, Gjirokaster, rreth nje kilometer mbi fshat, prane kufirit me Greqine, ndersa tre adoleshentet u arrestuan ne flagrance”, bejne te ditur burime zyrtare te policise se Gjirokastres. Sipas hetimeve te para, lenda narkotike kishte si destinacion shtetin grek nderkohe qe te tre te ndaluarit kane qene transportues te ngarkeses me lende narkotike dhe jo pronare te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›