E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Berishën sot nuk e tremb Rama, por FRD-ja

Tirana është bastion i FRD-së, kush zotëron kryeqytetin fiton betejën
topiFryma e Re Demokratike ka hapur dje zyrtarisht fushatën e saj zgjedhore duke prezantuar kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës në mjediset e Hotel International Tirana. Nënkryetarja Valbona Duri e FRD, bëri prezantimin e 32 kandidatëve që FRD ka përzgjedhur për betejën zgjedhore 2013. Prezantimi i tyre kulmoi me atë të kryetarit të FRD, Bamir Topi, i cili udhëheq listën në qarkun e Tiranës.
Topi
Shqipëria, tha Topi – ka nevojë për një ekip që të kontribuojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shërbim të interesave të popullit, interesa që janë braktisur e harruar gjatë viteve të tranzicionit shqiptar. Më tej Topi shprehu besimin se FRD si faktor vendimmarrës në zgjedhjet e 23 qershorit, do ta bëjë të pamundur qeverisjen qoftë të atij që është në pushtet apo të atij që ëndërron pushtetin. Kryeministrin sot nuk e tremb PS, atë e tremb FRD aq sa është bërë objekt i emisionit Portokalli, tha Topi. Duke iu referuar problemeve të brendshme në këtë atmosferë zgjedhore,konkretisht krizës së KQZ-së, Topi i dha të drejtë ambasadorit të BE-së i cili iu drejtua politikanëve shqiptarë: Zgjidheni vetë, sepse sqaroi kryetari i FRD-s , nuk mund të rrimë të varur nga politika europiane për të zgjidhur çështjet tona.
Tirana
Në mbyllje të fjalës së tij kryetari Bamir Topi deklaroi se FRD do të hyjë në betejën zgjedhore duke e cilësuar 23 qershorin një ngjarje të rëndësishme për fatet e vendit. Tirana bastion i FRD-së, ndodhet gjeografikisht në mes të Shqipërisë dhe kush zotëron mesin e fushës, ka fituar betejën, përfundoi Topi.

Topi-Berishës: Mos e përjeto kaq rëndë, ky është rotacioni
Partia Fryma e Re Demokratike prezantoi kandidatë e saj për deputetë në qarkun e Lezhës. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i FRD-së, Bamir Topi i cili në fjalën e tij tha se ka ardh koha për ti dhënë fund qeverisjes private. Ti japim fund qeverisë që mbështet projekte private, projekte të familjes që nuk i shërbejnë interesave publike, tha Topi. Në vijim, Topi akuzoi kryeministrin se po përdorë administratën për fushatë elektorale. Mos e përjeto kaq rëndë, dikush ikën e dikush vjen, ky është rrotacioni, u shpreh Topi. Duke u ndalur tek kandidatët, kreu i FRD-së vlerësoi figurat që përfaqësojnë këtë parti në qarkun e Lezhës. Ekipi i kandidatëve të qarkut të Lezhës është pasqyrë e fizionomisë sonë politike. Ata me durim e sinqeritet do ti prezantojnë qytetarëve në Lezhë, Rubik, Rrëshen e kudo në këtë qark programin politik dhe ekonomik të FRD-së, i cili është i thjeshtë sepse e thjeshtë është edhe rruga për të ndryshuar Shqipërinë, deklaroi, Bamir Topi. Listën e kandidatëve të FRD-së për qarkun e Lezhës e kryeson ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Gjergj Ivanaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›