E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta eshtja e presidentit zgjidhja ne kohen e duhur

Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë një interviste në studion e Abc news ka deklaruar se për reformën zgjedhore duhet të angazhohen të gjitha forcat politike, pasi cështja e reformës është demokratike dhe mund të bëhet një korrektim kombëtar në mënyrë që të rritet dimensioni parlamentar i Kuvendit.

Meta ka folur edhe për presidentin dhe rikthimin e Nnaos duke deklaruar për këtë të fundit se Nano ka kontribute në politikën shqiptare dhe në PS, madje shpesh here është përpjekur të jetë pjesë e zgjidhjeve.

I pyetur për qëllimet e LSI në të ardhmen dhe përgatitjet për zgjedhjen e 2013-s, Meta ka deklaruar se LSI është një forcë politike që bazohet tek puna dhe se koalicioni me PD funksionoi shumë mire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›