E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandeli Majko propozohet si numri dy i OKB

Ish-kryeministri shqiptar në kohën e luftës në Kosovës Pandeli Majko propozohet nga ndërkombëtarët si zv.ndihmës sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Propozimi i emrit të Majkos është bërë nga një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar dhe i mbështetur nga Shqipëria. Majko është propozuar njëkohësisht edhe si ndihmës Sekretar i Përgjithshem i OKB-së për Europën, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazin.

Emri i Majkos është përzgjedhur në Short-listën e kandidatëve dhe pritet që të marrë një prej posteve më të rëndësishme ndërkombëtare që ka drejtuar ndonjëherë një shqiptar. Vetë Majko ka konfirmuar lajmin duke deklaruar se ka marrë mbështetjen e institucioneve shqiptare dhe është në pritje të vendimit zyrtar.

Pandeli Majko njihet si një nga politikanët më më eksperiencë në parlamentin shqiptar dhe sidomos tek e majta, ku ai ka qënë në një prej kohërave më të rëndësishme të çështjes shqiptare si Kryeministër i vendit. Majko ka drejtuar qeverinë shqiptare në vitet e luftës në Kosovë, duke qënë një prej partnerëve më të vlerësuar nga ndërkombëtarët në kohën kur NATO sulmoi bazat e Serbisë dhe i dha lirinë Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›