E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Berishës: S’kam faj pse kthehem në opsesion

“Presidenca nuk është një apendiks politik. Pavarësisht nga sa thuhet unë jam e do të jem në detyrën time kushtetuese deri në minutën e fundit. Presidenti ushtron detyrën e tij dhe nuk jam aspak pjesë e ndonjë partie. Ju mos merrni e perifrazoni vullnetet e të tjerëve, ata që kanë frikë për të ardhmen është e tyre, nuk kam faj unë nëse kthehem në obsesion të të tjerëve”, tha Topi.

Ai gjithashtu, deklaroi edhe një herë se nuk e kishte ndërmend të kandidonte për postin e presidentit. “Unë e kam thënë që nuk do të rikandidoj. Vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese, që zor se do të ndodhin, pasi politikanët i druhen verdiktit popullor, unë do jem në garë”, vijoi. /Start/

                                                                                             2011-12-26 13:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›