Topi Censusi Pres fjalen e institucioneve
Ne nje vend demokratik eshte shume e rendesishme qe te vleresohen ne menyre specifike te gjitha institucionet dhe une si kryetar i shtetit e kam inkurajuar regjistrimin e popullsise sepse eshte nje kerkese se pari e nevojshme e kohes patjeter edhe e institucioneve ku ne aderojme dhe duhet ditur per shume arsye per nje mije arsye qe qytetaret duhet te dine te regjistrohen te kete census. Keshtu ka deklaruar Presidenti i Republikes Bamir Topi ne pergjigje te interesimit te gazetareve per vleresimin dhe opinionin e tij per procesin e regjistrimit te popullsise dhe prones gjate nje vizite pune qe ai zhvilloi dje ne qytetin e Gjirokastres. Patjeter qe ky proces theksoi Topi mendohet qe te jete realizuar ne standardet e kerkuara por sipas tij jane institucionet specifike qe do te thone fjalen e tyre ne momentin kur ata do te perpunojne do te elaborojne te dhenat e tyre natyrisht. E rendesishme eshte te japim kete vleresim per procesin dhe te presim prononcimin e institucioneve te specializuara per kete pune perfundoi prononcimin e tij rreth censusit. Ndersa pyetjes dhe interesimit te gazetareve per opinionin e tij ne lidhje me komentet e bera nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryeministri Sali Berisha Presidenti Bamir Topi i eshte shmangur nje pergjigjeje te drejtperdrejte Kjo vizite sot eshte e mbushur me aktivitete te cilat shkojne ne linjen e angazhimit te Presidentit si kryetar shteti per te kontaktuar jo vetem institucionet e pushtetit vendor. E kemi thene qe pushteti vendor eshte pushteti me afer qytetarit per te kontaktuar qytetare dhe natyrisht te gjitha komentet e tjera jane shume anesore per mua tha Topi. E rendesishme eshte vazhdoi ai qe une te angazhohem deri ne diten e fundit si President i Republikes si kryetar shteti per te promovuar dialog harmoni bashkepunim shume te mire midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror per te miren e qytetareve. E kemi thene qytetari eshte ne qender te vemendjes qofte si institucion por qofte edhe si formim. Une deshiroj qe qytetari te jete i pari kudo sepse eshte qytetari qe kur vjen momenti pastaj per te zgjedhur eshte ai qe ne i dedikohemi shume. Pra deshiroj qe te mos ta perziej me asnje lloj politike qe nuk i takon misionit tim si President perfundoi prononcimin e tij Topi. Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate qendrimit ne Gjirokaster u takua me kryetarin e bashkise Flamur Bime dhe mori pjese ne ceremonine e organizuar nga bashkia per nderimin me titullin Qytetar Nderi te librarit gjirokastrit Alizot Emiri pas vdekjes. Presidenti u ndal ne Komunen e Vriserase ne Dropullin e Siperm ku pati nje takim me kryetarin e Komunes Kristo Duci dhe perfaqesues te tjere te pushtetit vendor ne Vrisera. Lidhur me kete vizite pune Presidenti Topi tha se sa here vjen ne Gjirokaster patjeter qe ndihesh i emocionuar sepse ketu ndien peshen e madhe te historise qe trashegohet nepermjet vepres se mjaft brezave. Gjirokastra eshte shume e vecante qysh nga pikepamja e vendosjes ndertimeve dhe jo pa qellim eshte nje nga asetet e medha te historise dhe te kultures shqiptare nenvizoi ai.