Ançeloti “kopjon” Murinjon: Vendos pasi të përfundojë sezoni
TIRANE-Edhe pse mediat e ndryshme franceze dhe spanjolle e kanë bërë fakt të kryer kalimin e trajnerit Ançeloti te Reali i Madridit, sot ka dalë një deklaratë e italianit në lidhje me largimin e tij nga PSG-ja.
“Dua ta përfundoj kampionatin sa më mirë dhe më pas do të marr një vendim. Nuk kam thënë në asnjë moment që do të largohem nga PSG-ja, por në fund të sezonit do të bisedoj me presidentin për të gjitha mundësitë. Gjithçka mund të ndodhë, të qëndroj ose të largohem, ndërsa në mendje tani kam të fokusuar vetëm çështjen e titullit. Pas fundit të kampionatit do të ketë kohë për vendime të tilla”. Por nuk do të ishte vetëm kjo e keqja për ekipin parisien, pasi flitet që Ançeloti mund të marrë me vete yjet e PSG-së, mesfushorin Verrati dhe mbrojtësin Tiago Silva. Gjithsesi, këtë trajneri Ançeloti e mohon.
(d.b/Eduard Ilnica/BalkanWeb)