E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Do përmbush detyrën deri në përfundim të mandatit

Pavarësisht debateve të shumta në media, Presidenti Bamir Topi e mohon sërish mundësinë e krijimit të një partie politike. I pyetur rreth kësaj çështjeje, Topi e përshkruan këtë si një lloj debati që sforcohet vetëm me aludime. Ai thekson se deri në fund të mandatit do të përmbushë detyrën e tij si President siç e parashikon kushteteta.

 “Do vazhdoj deri në fund do zbatoj me rigorozitet detyrën e Presidentit dhe vendimet kushtetuese. Çdo lloj aludimi tjetër është i kotë”, tha Topi ndërsa shtoi se pasi t`i japë fund Presidencës i takon të flasë për të ardhmen e tij në politikë.

Këto deklarata, presidenti Topi i ka kryer pas një vizite punë në bashkinë e Ersekës, ku u njoh më nga afër me problematikat kryesore të qytetit, ndërsa ka ndëruar me titullin " Ndëri i kombit" dy figurat më të njohura të rilindjes shqiptare Jani Vreto dhe Petro Nini Luarasi.
 

Presidenti Topi dhe Zonja e Parë u ndalën për të vizituar edhe Muzeun e qytetit, ku janë të ekspozuara dokumente faktike të historisë shqiptare e kryesisht kolonjare nëpër shekuj, punime artizanale e karakteristike të krahinës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›