E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Do rrisim bashkepunimin me OSBE

Takimi

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto deklaroi dje se Shqiperia do te rrise bashkepunimin e tij me OSBE-ne. Haxhinasto priti dje pjesemarresit e takimit rajonal te krereve te misioneve te OSBE-se ne vendet Europes Juglindore qe mbahet ne datat 10-11 maj 2011. Ne takim ishin te pranishem edhe perfaqesues te trupit diplomatik te vendeve anetare te OSBE-se te akredituar ne Tirane. Duke vleresuar bashkepunimin e deritanishem me OSBE-se Haxhinasto siguroi per vullnetin e Qeverise shqiptare ne forcimin e metejshem te ketij bashkepunimi.

Me tej ministri Haxhinasto shtoi se me rolin kontribues edhe te OSBEODIHR-it sapo kemi perfunduar nje etape te rendesishme te procesit zgjedhor i cili deshmoi se Shqiperia i ka te gjitha mundesite per te realizuar procese te standardeve te kerkuara nderkombetare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›