E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Drejtesia te ruaje pavaresine

Në një ceremoni të vecantë në Gjykatën e Lartë, President i Republikës Bamir Topi i dorëzoi Shpresa Becajt dekretin e emërimit të saj si kryetare e re këtij institucioni.

Në një vështrim restrospektiv kur procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj Gjykatë së Lartë ishte bllokuar nga vota e mazhorancës në Parlament, Presidenti vlerësoi trupën e gjyqtarëve për punën e zhvilluar edhe pse në mungesë të kryetarit dhe të një pjese të anëtarëve.

Me një strukturë tashmë të plotësuar, Presidenti kërkoi që Gjykta e Lartë të japë kontributin e saj në reformën në drejtësi.

“Unë do të doja që ju të ishit aktivë, sepse Gjykata e Larte ka rol brenda vetë sistemit gjyqesor. Sado ndëshkime të japim, është Gjykata e Lartë ajo që gjykon për vendosjen në themel të drejtësisë. Kam besim se do të dinin të jepni drejtësi dhe të punoni në ekip”, u shpreh Topi.

Ndersa kryetarja e re u shpreh: "Ky kompozim eshte ne gjendje te kryeje detyrat kushtetutese dhe ta  më ndihmojë mua në detyrën time".

Gjykata e Lartë gjykon mbi vendimet e gjykatave të tjera ose mund të gjykojë një cështje edhe në themel.

Kurse Kryetari i Gjykatës së Lartë në zbatim të kushtetutës është kryetar i konferencës gjyqësore dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›