Kruje, shperthim ne fabrike, plagoset kinezi

Shperthimi i nje sasie te madhe eksplozivi per hapjen e frontit te punes ne nje fabrike te re cimentoje ne Borizan te Krujes ka shkaktuar plagosjen e nje punetori kinez.
Ai eshte 34 vjec dhe quhet Xheng Ulilg, i cili ishte duke punuar ne nje skele prane vendit te shperthimit.
Ai eshte rrezuar ne toke duke marre plage te renda. Ai eshte derguar ne urgjence ne spital per kurim.
Nderkohe qe nje grup ekspertesh nga policia e Krujes kane mberritur ne vendin e ngjarjes, duke bere te mundur edhe ekspertimin e vendit te ngjarjes si dhe mbledhjen e informacioneve te nevojshme mbi plagosjen e 34 vjeçarit.
Burime zyrtare te policise se Krujes bejne te ditur se jane shoqeruar menjehere ne polici drejtuesi i firmes shqiptare qe po kryente shperthimet.
Burime nga policia thone se ngjarja ka ndodhur per shkak te mosrespektimit te rregullave te sigurimit teknik.