E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: E pamundur të jemi qytetarë të Evropës nëse nuk arsimohemi

“Sot është një dite simbolike për arsimin shqiptar, një ditë që duhet ta nderojmë. Na bën të jemi jo vetëm krenarë, por të shprehim edhe emocione të pastra, për mësuesin , për figurën e tij, sepse sikurse e kam thënë, çdo njeri rritet në familje, por tek mësuesi ka parë gjithmonë një prind të dytë”. Kështu është shprehur presidenti Bamir Topi në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së dekorimit të Harri Fultz me urdhërin “Gjergj Kastriot Skënderbeut”.
 

Ai ka theksuar se sot shqiptarët nderojnë jo vetëm figurën e mësuesve por edhe të arsimit shqiptar i cili vjen duke u modernizuar, jo thjesht në filozofi por edhe në infrastrukturë.
 

“Ne jemi krenar sepse të gjitha kurikulat që kanë të bëjnë me arsimin janë të tilla që na afrojnë me familjen europiane atje ku ne duam të shkojmë. E pamundur të jemi pjesë qytetarë të Europës nëse nuk edukohemi dhe arsimohemi me vlerat reale të saj” ka theksuar Topi.


Kreu i shtetit gjithashtu ka vlerësuar figurën e Harri Fultz për misionin e tij, për linjën e teknikës dhe mekanikës dhe për bazat që hodhi për edukimin e brezave.

“Ne i jemi shumë mirënjohës se nga ajo shkollë kanë dalë breza të shquar por një pjesë e mirë e tyre janë persekutuar pasi ka qënë një paragjykim shumë i fortë nga sistemi komunsit, por sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë lartësohet figura e tij” ka theksuar më tej presidenti Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›