E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Forcat politike të hyjnë fuqishëm në Parlament

TIRANE-E vlerësoj raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet dhe inkurajoj palët politike të bashkëpunojnë. Ky ka qënë mesazhi që Presidenti Bamir Topi përcolli sot për mediat nga Himara ku ndodhej për një vizitë.

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kreu i shtetit apelon ndaj forcave politike që të futën në sallën e ligjvënies fuqishëm dhe të mos mungojë fryma e bashkëpunimit.

I pyetur rreth ndyrshimeve kushtetuese që kërkon PS në pikat për zgjedhjen e Presidentit, Topi u shpreh se askush nga palët politike nuk e ka pyetur zyrarisht për këtë cështje. Ndaj tha ai, kur të vijë momenti, do të jap verdiktin tim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›