Dështon marrëveshja për minatorët

Kompania koncesionare kërkon me këmbëngulje që në bisedime të mos përfshihet kreu i Sindikatës, Kol Nikollaj.
Administratori i ACR-së, Giga Bedineishvili, tha se bisedimet do të vijojnë nëse në këtë proces nuk përfshihet Nikolla, pasi sipas tij, kjo sindikatë i ka shkaktuar dëme jo vetëm punëtorëve por edhe kompanisë.
"Në sheshin e minierës ka rreth 100 minatorë që janë në mbështetje të Kol Nikollës dhe që janë duke dhënë mesazhet e tyre ndërkohë që janë edhe 500 minatorë të tjerë të cilët nuk ndodhen ketu, te cilët janë te gatshëm të fillojnë punë. Kjo situate duhet te ndryshoje ne Bulqize ku forcat minore përpiqen me ane te presioneve të mbizotërojnë mbi mazhorancën, kjo është një situate ku siç e shikoni dhe vete se mund te arrihet vetëm nëpërmjet terrorit. Kompania ka garantuar 3 nga kërkesat e minatorëve siç janë rritja e pagës 20%, përmirësimin e kushteve te punës dhe transparencën në planin e investimeve dhe se janë 3 kërkesa te firmosura nga kompania ne mënyrë të njëanshme te pranuar nga kompania, dhe se te tre kërkesat do të implementohen menjëherë mjafton të kthehen minatorët në punë", tha administratori. /Start/
2011-08-22 15:27