E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi mesazh për Libinë : Marrja e Tripolit, moment historik

TIRANE- Presidenti shqiptar Bamir Topi nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të presidences shprehet se po ndjek me vëmendje ngjarjet në Libi. Ndërsa përshëndet fitoren e popullit libian, kreu i shtetit shqiptar deklaron „se marrja e Tripolit është një moment historik në përmbysjen e një prej regjimeve më diktatoriale të kohës, që i ka shkaktuar krime monstruoze vendit të tij.“

Këto ngjarje tregojnë edhe njëherë-vazhdon deklarata e Topit- se popujt liridashës nuk mund të durojnë më diktatorë, që kanë shtypur, kanë kryer krime të panumërta dhe janë pasuruar për dekada të tëra në mënyrë të paligjshme mbi gjakun dhe mjerimin e popujve.“

Presidenti i Republikës thekson se populli shqiptar, si mik tradicional i vendeve arabe, i uron popullit libian një tranzicion sa më paqësor dhe rimëkëmbje sa më të shpejtë të vendit të tyre.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›