E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, 27 vjeçari vritet me çifte për një bistak rrushi

KAVAJE- Një tjetër vrasje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, këtë herë në fshatin Gërmenjë të rrethit të Kavajës.

Një 27 vjecar është vrarë me një armë gjahu çifte nga një bashkëfshatar i tij në fshatin Gërmenjë të rrethit të Kavajës. Sipas policisë viktima është Artur Kura, ndërsa 20 minitua pas krimit është vënë në pranga dhe i dyshuari si autor, Haxhi Vedeli.

Të dhënat e para hetimore bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur pas një sherri për motive banale që viktima ka konsumuar me autorin.

NEWS24 raporton duke iu referuar burimeve nga policia se konflikti ka lindur për shkak të një bistak rrushi që 27 vjeçari kishte marrë nga vreshti i autorit të vrasjes.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›