E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: "Gati të negocioj mes palëve"

Presidenti Bamir Topi theksoi se skena politike është e polarizuar nga dy forca të mëdha, që kanë ndryshuar konfigurimin në Parlament dhe kjo situatë është mjaft e ndërvarur nga vullneti i këtyre forcave. Në lidhje me mundësinë e një negocimi të mundshëm për të ulur në tryezë Ramën dhe Berishën, Presidenti Topi theksoi se ata e kanë gjetur më shumë se njëherë gjuhën e përbashkët vetë, por ritheksoi gatishmërinë për të kontribuar për zgjidhjen e situatës. Pyetjes nëse ka apo jo krizë politike, kreu i shtetit shqiptar iu përgjigj se "ka një përkeqësim të klimës së dialogut, ka simptoma krize. Preferoj të rikuperohet shpejt".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›